Protesta e studentëve vazhdon pa u ndalur.
Edhe gjatë ditës së sotme, studentët kanë protestuar thuajse në të gjitha institucionet kryesore në Tiranë.
Por fitorja e studentëve ditën e sotme ishte bojkoti total i të gjitha fakulteteve jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe.
I ftuar në studion e SYRI.net, studenti Xhulian Guçe përballë gazetarit Alen Xhelili ka treguar se si është përgatitur platforma.
Kreu i organizatës së studentëve të Fakultetit të Shkencave, ka treguar edhe se sa të shtrenjta janë tarifat në Shqipëri. Sipas tij, në Kosovë një vit masteri kushton 250 euro, kurse në Shqipëri, 1 mijë euro.
‘Ne përderisa kërkojmë ligjin e arsimit të lartë, që një pjesë e pedagogëve e kanë kërkuar. Dihet që ky ligj nuk është i drejtë, sepse ka më shumë nene se sa zbatueshmëri.
Ne u bë 4 vite që nuk kemi kartë studenti. E kush është përgjegjësi për këtë?
Plagjatuarat janë problem, sepse këtu nxjerr edhe problemin e investimeve të munguara, duke sjellë edhe shtimin e plagjiaturave. Këtu duhet që të shtohet investimi për studentët.
Rama po përgjysmon vetëm tarifat për bachelorin dhe jo për masterin. Disa ditë më parë ishin disa studentë nga Kosova në Shqipëri. Ata paguajnë një vit master 250 euro, ndërsa në Shqipëri pagesa është 1 mijë euro’, tha ndër të tjera studenti Xhulian Guçe në studion e SYRI.net.
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s