Sot është data 31 tetor, datë e cila shënon Halloween – in, apo e njohur ndryshe si “Nata e Shtrigave”.
Kjo festë ka filluar të festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë, viteve të fundit është përhapur jashtëzakonisht shumë edhe në kontinentet tjera, përfshirë Evropën, dhe natyrisht, së fundmi edhe Kosovën si pjesë të saj.
Lokalet e ndryshme të kryeqytetit veçse kanë filluar përgatitjet për këtë festë, duke vendosur në ambientet e tyre kunguj, misër, grurë, maska, kostume të ndryshme dhe shtriga.
Në kafiteritë e Prishtinës në këtë ditë të 31 tetorit mbizotëron ngjyra portokalli dhe ajo e zeza, ngjyra këto që simbolizojnë këtë festë në mbarë botën.
Florim Sërmaxhaj, i cili është një nga pronarët e një lokali tregon për arbresh.info se ashtu sikur çdo vit tjetër, edhe sivjet kanë bërë përgatitjet e tyre duke e dekoruar biznesin e tij me simbole dhe ngjyra adekuate për këtë festë.
Ai thotë se interesimi i qytetarëve për t’u argëtuar në këtë ditë është prezent gjithnjë e më shumë, sidomos nga të rinjtë e moshës 20-26 vjeçare.
Arbresh.info ka pyetur edhe qytetarët lidhur me këtë festë dhe domethënien e saj.
Domethënien e Halloween – it pak nga ta e dinë, por sipas tyre, kjo festë duhet të festohet nga rinia, të cilët duhet ta shfrytëzojnë “Natën e Shtrigave” për lirinë e të qenurit të rinj dhe për argëtimin e tyre.
Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, të frikshme dhe vizitojnë njëri-tjetrin ose mblidhen së bashku dhe festojnë.
10 simbolet kryesore të Halloween-it janë: kungulli, misri, gruri, ngjyra portokalli dhe e zezë, fantazmat, skeletet, lakuriqët dhe shtrigat.
VIDEO:
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende