Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po kërkon që me fillimin e vitit të ri shkollë të gjitha grupmoshat që ndjekin mësimin në shkolla, duhet të mbajnë maska.
Me fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, MAShT-i nuk ka sqaruar se kush do të sigurojë ato maska, institucionet shkollore apo vetë nxënësit.
E se maskat janë obligative dhe duhet t’i mbajnë të gjitha moshat e ka konfirmuar Djellza Kukaj, këshilltare e ministrit të arsimit, Ramë Likaj.
Ajo për arbresh.info thotë se një gjë e tillë është cekë edhe në udhëzues.
“Është edhe në udhëzues i cekur, të gjithë moshat duhet t’i mbajnë maskat”, është shprehur për arbresh.info, Djellza Kukaj, këshilltare e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
Një tjetër rekomandim ka dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë sa i përket bartjes së maskave nga fëmijët.
“Fëmijët që nga mosha 12-vjeçare dhe më të rritur duhet të bartin maska për të ndihmuar në parandalimin e pandemisë së koronavirusit”, thuhet në rekomandimet tyre.
Derisa bartja e maskës nuk shihet me shqetësim, sigurimi i saj është i kushtueshëm kur flasim për baza ditore, dhe po shihet mjaftë problematike.
Kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, thotë për arbresh.info se institucionet e arsimit do të duhej të siguronin maskat për nxënësit dhe personelin arsimor.
“Qeveria dhe drejtoritë komunale të arsimit duhet të interesohen t’i sigurojnë maskat dhe për nxënës edhe për mësimdhënës, dhe mos të thuhet pas një jave apo dy, që bëni si të doni dhe siguroni ju. Nuk na duhet një shkollë e tillë që nuk i siguron këto”, deklaron Jasharaj.
Sipas OBSH-së, fëmijët e moshës nga gjashtë deri 11 vjeç duhet t’i bartin maskat në raste ku ka shenja rreziku të infektimit me COVID-19./E.Haxhiu/arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...