Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. B.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi bazuar se nga data 20.01.2022 e deri më datë 30.04.2022 e në vazhdim, i pandehuri A. B. në bashkëveprim me të dyshuarin A. K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme duke e përdorur metodën e mashtrimit se kinse do t’i sjellin një veturë Golf VII nga Gjermania e kanë mashtruar të dëmtuarin B. B., të cilët bëjnë një marrëveshje për blerjen e veturës prej 9000 euro, me ç’rast i dëmtuari fillimisht si kapar ia jep 300 euro të pandehurit A. B., pastaj në vazhdimësi e mbajnë nën lajthim duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 6500 euro.
“Me këto veprime i pandehuri A. B., dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative, mirëpo sipas vlerësimit duke u bazuar edhe në të lartcekurat aplikimi i masave tjera më të buta do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale si dhe parandalimin e mundësisë së përsëritjes së veprës penale apo edhe të kryerjes së ndonjë vepre tjetër më të rëndë penale nga ana e të pandehurit. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...