Strukturat rajonale të hetimit të krimit në Drejtorinë rajonale të policisë në Prishtinë, kanë arritur të kapin tre persona të cilët dyshohet se kanë mashtruar qytetarët duke iu marrë para me pretendimin se do t’u rregullojnë viza pune për vendet e Bashkimit Europian
Policia ka theksuar se personat e dyshuar janë arrestuar të të hënën, pas një pune hetimore në një operacion të gjerë nga ana e hetuesve të njësitit të hetimeve të përgjithshme.
Të arrestuarit janë: N. Lepaja, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, K. Lepaja, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe V. Behrami, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas PK’së, të arrestuarit dyshohet të jenë implikuar në veprën e mashtrimit , duke marrë nga viktimat shuma të ndryshme parash (mijëra euro), duke u premtuar viktimave se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga të arrin mbi 8 qytetarë të ndryshëm të cilët nuk kanë raportuar se janë mashtruar nga po njëjtit persona”, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në gjykatë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...