Mashtronte qytetarët për rregullimin e vizave të punës në BE

14:01 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti dyshohet se kishte pranuar para nga disa qytetarë për rregullimin e vizave të punës në një shtet të EU-së.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 3180 € dhe dokumente të ndryshme, shkruan arbresh.info.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme