Mashtrojnë qytetarët për rregullim vizash, arrestohen dy persona

10:37 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani.

Si viktima janë intervistuar 15 meshkuj shqiptarë dhe janë bastisur tri lokacione ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane:  llap-top , telefon si dhe një veturë me targa vendore, shkruan arbresh.info.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme