Mashtroi një shtetase të Shqipërisë duke ia marrë 135 mijë euro, arrestohet 30-vjeçari nga Kamenica

20:42 | 24 Prill 2022
A. B.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mysafiri”, pasi kishte përfituar 135 mijë euro nga një shtetase nëpërmjet mashtrimit.

Shtetasi Qerim Krasniqi me banim në Kamenicë të Kosovës, kishte marrë këtë shumë parash me pretendimin se do të hapte një call center dhe do t’i investonte.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Shqipëri pasi i kishte mashtruar.

Ky operacion u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme