I akuzuari P.B., është dënuar me 100 ditë burgim me kusht si dhe 200 euro gjobë, pasi ka pranuar se në korrik të 2020-ës përmes rrjetit social “Facebook” e ka mashtruar të dëmtuarin, N.Sh., i cili gjendej në Milano të Italisë.
Prokuroria e ngarkonte atë se kishte hapur një e-mail të rremë me emrin e një kushëriri të të dëmtuarit, duke thënë se ndodhet në burg në Kosovë dhe se i duheshin 800 euro për të dalë nga burgu, me ç’rast nga i dëmtuari pranon 750 euro.
Aktgjykimi në fjalë është shpallur më 28 shtator të vitit të kaluar, nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Behar Yemri, pasi i akuzuari P.B. e ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën ndarkohej.
Ndërkaq, pala e dëmtuar, N.Sh. në këtë rast për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.
Prokuroria Themelore në Gjilan, më 16 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj P.B., me arsyetimin se ai në korrik të 2020-ës në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes rrjetit social “Facebook” e ka mashtruar të dëmtuarin, N.Sh., i cili gjendej në Milano të Italisë.
Sipas prokurorisë, në atë mënyrë që i akuzuari e ka hapë një e-mail të rremë me emrin “L.L.” dhe të dëmtuarit i është paraqitur se kinse është kushëriri i tij me emrin Sh. dhe se ndodhet në burg në Kosovë ku i kishte kërkuar para në shumë prej 800 euro, kinse për të dalë nga burgu.
Në këtë rast, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari i beson të akuzuarit dhe ia dërgon shumën prej 750 euro, me ç’rast i akuzuari ka marr këto para në filialin e “Money Gram”.
Me këtë, P.B. akuzohej se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet, njofton betimiperdrejtesi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...