Google ADS

Mashtrimet përmes internetit, Policia e Kosovës me një apel për qytetarët e Gjilanit

14:25 | 16 Shkurt 2023
A. B.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka ngre shqetësim rritjen e numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit përgjatë kohëve të fundi.

Përmes një komunikate për media të enjten, u bë e ditur se janë raportuar së paku tri raste të mashtrimit të kësaj natyre.

“Qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave. Me këtë rast informon qytetarët dhe subjektet private se nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe evidentimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët dhe subjektet afariste që të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme. “Por, edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrimeve të ndryshme të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe forma të tjera”.

“Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi”, thuhet tutje.

Po ashtu u kërkohet të bëjnë kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë e rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

“Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve, mediave por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e juaj, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme në policinë e Kosovës”, përfundon njoftimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme