Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar nxënësit dhe mësimdhënësit se nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave ditën e hënë për shkak se është festë zyrtare me rastin e Pashkëve Katolike.
MAShTI njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë gjatë ditës së hënë të datës 13 prill do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë më 18 prill sipas orarit të njëjtë.
Njoftimi i plotë:
Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?