Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është duke i rishikuar dy udhëzime administrative që kanë të bëjnë me licencimin dhe vlerësimin e performansës së mësimdhënësve.
Sipas këtyre udhëzimeve, mësimdhënësit që hyjnë për herë të parë në procesin e mësimdhënies, do t’i nënshtrohen një provimi shtetëror. Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë për Radio Kosovën se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, ku në bazë të performansës, do të ketë edhe rritje të pagës.
Mësimdhënësit e rinj, të cilët do të hyjnë për herë të parë në procesin e mësimdhënies, do t’i nënshtrohen një provimi shtetëror. Kështu ka thënë për Radio Kosovën ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila theksoi se për këtë çështje, janë duke u rishikuar udhëzimet administrative dhe pritet të finalizohen gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Ajo tha se ekziston udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve, që është në fuqi prej disa vitesh, por që asnjëherë nuk është zbatuar dhe realizuar në tërësi.
“Një numër i madh i mësimdhënësve i kanë vetëm licencat e nivelit të parë por nuk është vazhduar tutje për arsye të ndryshme. Tani jemi duke rishikuar udhëzimin administrativ për licencimin e mësimdhënësve. Jemi duke punuar po ashtu, për provimin shtetëror të mësimdhënësve, që do të bëhet në periudhën para hyrjes në proces të mësimdhënies”, ka thënë Nagavci.
Nagavci, bëri të ditur se vlerësimi i performansës së mësimdhënësve, është paraparë edhe në Ligjin e Pagave.
“Me Ligjin e Pagave, për herë të parë është paraparë shtesa për performansë, që ndërlidhet edhe me avancim në licencim të mësimdhënësve. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie që është në interes edhe të vetë mësimdhënësve për të realizuar me sukses rritjen në pagë”, ka thënë Nagavci.
Ndërkohë, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, tha për Radio Kosovën se provimi shtetëror për mësimdhënës para hyrjes në profesion, është i rregulluar që nga viti 2013 me Ligjin për Profesionet e Rregulluara. Ai theksoi se mekanizmat që garantojnë këtë testim parashikohen me këtë ligj.
“Është tjetër gjë që nuk është zbatuar deri sot. Po, është i domosdoshëm rishikimi i tërë sistemit të vlerësimit të mësimdhënësve dhe instalimi i një sistemi të mirëfilltë, që është valid dhe i besueshëm. Jo vlerësime të mësimdhënësve njëherë në pesë vjet, gjoja nga jashtë, e që nuk janë reprezentative fare të asaj se çfarë bën mësimdhënësi në klasë. Jo për t’i ndëshkuar, por për t’i këshilluar për përmirësim, në mënyrë që mësimdhënësit të kenë përkrahjen e duhur për proces të mësimdhënies, e në të njëjtën kohë të thirren në llogaridhënie për atë që ofrojnë”, ka thënë Qehaja.
Qehaja tha se nuk duhet të kufizohet vlerësimi i mësimdhënësve me testime, pasi mësimdhënia është më komplekse se sa një test. Ndërkohë, Sindikata e Arsimit, vazhdimisht ka deklaruar se është kundër testimit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, derisa kanë shtuar se puna e tyre duhet të monitorohet nga inspektorët e arsimit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...