Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta.
MASHTI njofton se këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%, shkruan Arbresh.info.
“Arritshmëria në gjuhën shqipe është 56.9%, në gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit.
“MAShTI falënderon të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.”, thuhet në njoftim.
MASHTI, bën të ditur se afati i ankesave është deri më 12.07.2024./Arbresh.info/
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...