Google ADS

MASHTI organizon ceremoninë e lanismit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026

21:06 | 26 Tetor 2022
K.B

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit gjatë ditës së nesërme do të organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arberie Nagavci, ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e vendore.

Ngjarja do të mbahet me fillim nga ora 10:00,në ambientet e Hotel Sirius, kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit përmes një komunikate për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme