Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar Udhëzuesin “Planifikimi i ushqyerjes në institucionet parashkollore në Republikën e Kosovës”.
Sipas MAShTI-t, ky udhëzues është hartuar nga Grupi Multisektorial për Ushqyerjen e Shëndetshme bashkë me Ministrin e Shëndetësisë ndërsa është mbështetur nga UNICEF-i, shkruan arbresh.info.
“Ky udhëzues u hartua nga Grupi Multisektorial për Ushqyerjen e Shëndetshme, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa projekti në kuadër të cilit është hartuar ky udhëzues është mbështetur nga UNICEF Zyra në Kosovë”, thuhet në njoftimin në Facebook.
Udhëzuesi ka për qëllim ushqyerjen e shëndetshme dhe shprehitë e shëndetshme tek fëmijët
“Udhëzimi ka për qëllim krijimin dhe integrimin e një mjedisi në sistemin parashkollor që promovon ushqyerjen e shëndetshme tek fëmijët dhe shprehitë e shëndetshme, me qëllim të arritjes së potencialit të plotë të fëmijëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Duke qenë se ushqyerja e shëndetshme gjatë fëmijërisë së hershme është faktor vendimtar për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve dhe ushqimi i varfër në vlera ushqyese në fëmijëri ka pasoja afatgjata në shëndetin e njeriut, Udhëzuesi ofron informatat kyçe mbi rëndësinë dhe parimet e ushqyerjes se drejtë për këto mosha”, tha MAShTI.
Udhëzuesi ofron informata edhe për ushqyerje të fëmijëve të kujdesit ditorë.
Po ashtu, Udhëzuesi ofron informata edhe për nevojat për ushqyerje të fëmijëve në institucionet e kujdesit ditor, kriteret për një mjedis të shëndetshëm të të ushqyerit, parimet e ushqyerjes së shëndetshme të ndara sipas grupmoshave të caktuara, menu konkrete për grupmosha të caktuara dhe të ndara sipas stinëve, etj”, ka shkruar në fund MAShTI./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”