Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook nga MASHT bëjnë të ditur se këto masa do të hyjnë në fuqi nga 25 tetori, transmeton arbresh.info.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të procesit mësimor në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit dhe fton të gjitha palët për respektimin e masave për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.
Masat e plota:
1. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt.
2. Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.
3. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
4. Qasja në objektet e institucioneve arsimore publike dhe private të të gjitha niveleve lejohet vetëm për stafin që posedon njërën nga dëshmitë vijuese: (a) Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; (b) Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë; (c) Dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; (d) Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë. Dëshmitë e njëjta duhet t’i posedojnë studentët për qasje në institucionet e arsimit të lartë dhe konvikte.
5. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën paraprake.
6. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve./arbresh.info/
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...