MASHTI nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

19:13 | 5 Shtator 2023
E.G

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit në Prishtinë dhe Gjilan.

Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci njoftoi se ky memorandum është në kuadër të implementimit të projektit “Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”, shkruan Arbresh.info.

“Sponzor pritës i këtij projekti është Klubi Rotarian Prishtina Dardania dhe sponsor ndërkombëtar Keystone-District 7280, ShBA.”, shkroi Nagavci.

Ministrja Nagavci bëri të ditur se pëmes këtij projekti do të trajnohen deri në 25 psikologë shkollorë për të ndërtuar kapacitete në Qasjet e Informuara për Traumën, si dhe do të ofrohen shërbime nga psikologë të trajnuar për deri në 250 nxënës të shkollave./Arbresh.info

Të ngjashme