Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit në Prishtinë dhe Gjilan.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci njoftoi se ky memorandum është në kuadër të implementimit të projektit “Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”, shkruan Arbresh.info.
“Sponzor pritës i këtij projekti është Klubi Rotarian Prishtina Dardania dhe sponsor ndërkombëtar Keystone-District 7280, ShBA.”, shkroi Nagavci.
Ministrja Nagavci bëri të ditur se pëmes këtij projekti do të trajnohen deri në 25 psikologë shkollorë për të ndërtuar kapacitete në Qasjet e Informuara për Traumën, si dhe do të ofrohen shërbime nga psikologë të trajnuar për deri në 250 nxënës të shkollave./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...