Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma Tik-Tok, u është drejtuar sot përmes një shkrese të gjitha komunave të Republikës së Kosovës për t’ua rikujtuar domosdoshmërinë për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre.
Me anë të një komunikate për media, thuhet se MAShTI si hartuese e politikave ka bashkëvepruar me instancat tjera në fazën e hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të akteve nënligjore që derivojnë nga ky ligj, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
“Në linjë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, është hartuar edhe Politika për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniversitar, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë fëmijët dhe të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar publik dhe privat në Kosovë, duke vendosur parime dhe rregulla, të cilat duhet respektuar denjësisht. MAShTI ka kërkuar që ky dokument të ndahet me të gjithë drejtorët e shkollave, me sygjerimin që t`i kalohet stafit të institucioneve edukative dhe arsimore për ta lexuar, mirëkuptuar dhe nënshkruar deklaratën e saj”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, thuhet se aktualisht stafi i MAShTI-t është duke i mbajtur seancat informuese me komuna në lidhje me këtë dokument. Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, dhe do të vazhdohen këto ditë edhe në komunat: Lipjan; Shtime, Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, deri sa t`i mbulojmë të gjitha, përfshirë edhe me tryeza të përbashkëta.
“Përmes edukimit për mbrojtje, institucionet tona edukative dhe arsimore, aftësojnë fëmijët dhe të rinjtë për sjellje të mira e të shëndosha, në çdo nivel e rrethanë, si dhe për shmangien nga konfliktet dhe rreziqet, përfshirë ato virtuale dhe reale. Në mënyrë specifike, për aspektet e mbrojtjes në internet, MAShTI ka hartuar politika, përfshirë: udhëzime administrative, materiale lehtësuese dhe didaktike.MAShTI ka hartuar pakon e udhëzuesve “Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor”, njofton MASHTI.
“MAShTI i ka ndarë këto materiale me drejtorë dhe mësimdhënës, si dhe i ka trajnuar kordinatorët e cilësisë për përdorimin e tyre, ndërsa këtë vit i ka finalizuar edhe dy udhëzues për mbrojtjen e fëmijës në internet ( klasa 10-12 dhe për edukatoret e institucioneve parashkollore). Ministria e Arsimit, po ashtu ka organizuar në vazhdimësi fushata ndërgjegjësuese për sigurinë në internet, me qëllim që shkollat të promovojnë përdorimin e sigurt të internetit (me kërkesën e MAShTI, çdo vit shënohet Dita për internet të sigurt me aktivitete të larmishme ndërgjegjësuese)”, thuhet në njoftim.
“Mbi këto tema (konteksti i edukimit), kërkohet qasje proaktive nga i gjithë stafi edukativ-arsimor, si në parandalim, identifikim, ashtu edhe në raportim e referim të rasteve në nevojë për t`u mbrojtur dhe trajtuar.Duke e ditur rolin e rëndësishëm të psikologëve dhe pedagogëve në shkolla, MAShTI gjithashtu ka ndarë buxhetin për më shumë se 500 pozita për psikologë dhe pedagogë, për çka edhe bëjmë thirrje tek komunat që sa më parë të shpallin konkurset. MAShTI kërkon bashkëpunimin dhe vëmendjen e komunave, në mënyrë që të zbatohen suksesshëm politikat e përbashkëta, në të mirë të fëmijëve tanë”, thuhet në fund të komunikatës./Arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...