Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së , e kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.
Të nominuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
2.Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akadmeike ose (10)vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
3. Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës.
4.Të kenë njohuri të gjuhës angleze.
MASHTI kërkon nominime për 4 fusha të caktuara me Udhëzimin Administrativ nr.06/2018, datë. 07.05.2018 si vijon:
1.Artet dhe drejtësia;
2. Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika&Inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi;
3. Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.
Afati për nominime është 15 ditë pune nga dita e shpalljes së thirrjes publike në uebfaqen e MASHTI ose deri më 17.02.2023. /arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...