MAShTI hap konkurs për 33 inspektorë

16:10 | 8 Prill 2024
A Z

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për pranimin e 33 inspektorëve të arsimit nga 7 rajonet e Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë.

Në njoftimin e MASHTI-t thuhet se afati për aplikim do të jetë deri më datë 5 maj 2024.

“Inspektorati i arsimit deri tani ka funksionuar me vetëm 26 inspektorë të cilët mbulojnë të gjitha Komunat e Republikës e Kosovës. Vendimi për shtimin e numrit të inspektorëve për 33, është hap i rëndësishëm në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

MAShTI ka ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs. “Rekrutimi i inspektorëve do të bëhet sipas fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

MAShTI fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme