Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i Austrisë, George Schnetzer, drejtori i Save the Children në Zvicër, Alex Brans, drejtori ekzekutiv i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe drejtori i organizatës Syri i Vizionit, Veton Mujaj lansuan projektin “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës”.
Ky projekt do të implementohet në partneritet me organizatat, Syri i Visionit dhe Nevo Koncepti, ndërsa do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
Nagavci me këtë rast ka thënë se, projekti i cili ofron mbështetje në zhvillimin e profesionistëve të ardhshëm dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës, është në linjë të përbashkët me politikat e Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës me mundësi të barabarta për të gjithë.
“Nagavci theksoi se, është detyrë e institucioneve që të mbështesin fuqizimin e vajzave dhe djemve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me njohuri dhe aftësi të duhura për punë dinjitoze dhe të qëndrueshme”, njofton Ministria e Arsimit.
Kurse, ambasadori i Austrisë, George Schnetzer bëri të ditur se projekti synon të arrijë dy rezultate, së pari deri në qershor të vitit 2026 të sigurojë se 1050 djem dhe vajza, të cilët janë identifikuar si individ me rrezikshmëri të lartë, të përfundojnë me sukses shkollimin e mesëm të ulët dhe së dyti, të sigurojë që deri në këtë kohë, 400 djem dhe vajza nga këto komunitete, përkatësisht nga Ferizaji, Fushë Kosova, Gjakova, Peja, Prizreni, Mitrovica e Jugut dhe Veiut, të fitojnë shkathtësi për t’iu qasur tregut të punës.
Për rëndësinë e projektit folën edhe drejtori i Save the Children në Zvicër, Alex Brans, drejtori ekzekutiv i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe drejtori i organizatës Syri i Vizionit, Veton Mujaj, të cilët vlerësuan se të rinjtë e komuniteteve të cënueshme do të përfitojnë mundësi për arsimim dhe punësim në të ardhmen.
Projekti nga i cili do të përfitojnë 12,850 vajza dhe djem nga 13 shkolla të mesme të ulëta dhe 13 shkolla profesionale, do të zabtohet në shtatë komuna të Kosovës./Arbresh.info/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...