MAShT thellon bashkëpunimin me Korpusin e Paqes në Kosovë

16:41 | 27 Shkurt 2018
M. A.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim Darllen Grent, udhëheqëse e Korpusit të Paqes në Kosovë, me të cilën bisedoi për punën dhe angazhimet e deritashme që po bëjnë vullnetarët e Korpusit të Paqes në shkollat e Kosovës, kryesisht në qytete dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimi të mëtutjeshëm.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të angazhuar në mësimdhënien e gjuhës angleze sipas metodave amerikane, në një numër të konsiderueshëm të shkollave, në disa prej të cilave mësimi zhvillohet edhe në gjuhën serbe dhe boshnjake.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka falënderuar Grent për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe e ka vlerësuar lartë kontributin e tyre në përgatitjen e mësimdhënësve tanë, për të aplikuar metodat moderne të mësimdhënies së gjuhës angleze dhe krahas kësaj të kuptojnë kulturën amerikane. .

Grent tha se, ky bashkëpunim do të vazhdojw edhe më tutje, por gjithnjë duke u bazuar dhe mbështetur agjendën e Ministrisë së Arsimit, në implementimin e reformave në arsim.

Grent shprehu keqardhjen që aktiviteti i tyre nuk po mund të zhvillohet sa duhet në vendet rurale për shkak të kushteve.

Bytyqi dhe Grent u dakorduan që së shpejti të hartohet edhe një Memorandum Mirëkuptimi për të detajuar edhe çështjet tjera rreth angazhimit të mëtutjeshëm të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Ndryshe, Korpusi i Paqes është një program vullnetar i drejtuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshinë sigurimin e asistencës teknike, duke ndihmuar njerëzit jashtë SHBA-ve që të kuptojnë kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikan që të kuptojnë kulturat e vendeve të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme