Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh shqetësim lidhur me situatën që ka krijuar organizata joqeveritare “Astronomy Outreach of Kosovo”, e cila pas presionit që ka bërë në institucion, sot ka protestuar para MAShT në lidhje me ndërtimin e Observatorit.
Për hirë të korrektësisë, MAShT sqaron se:
– Zyra e Sekretarit të MASHT ka bërë thirrje publike për mbështetje financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve që kontribuojnë në 8 fusha të fokusuara në fushën e Astronomisë.
– Kësaj thirrje i janë përgjigjur 11 aplikues, ndërkohë që organizata joqerveritare “Astronomy Outreach of Kosovo”, ka bërë presion të madh që shuma totale prej 236,568.63 t’i ndahet vetëm kësaj OJQ-je për projektin “Planetariumi dhe Observatori i parë në Kosovë”, me arsyetimin se Kuvendi i Kosovës i ka ndarë këto mjete për ndërtimin e observatorit, mjete të cilat janë paraparë edhe në Ligjin e Buxhetit për vitin 2019.
– Komisioni më pas ka kërkuar interpretim nga Auditori i Brendshëm nëse klasifikimi i projektit në fjalë është i vendosur mirë në kategorinë ekonomike dhe ka marrë përgjigjie se “procedurat e filluara nga MAShT / Thirrja Publike me Nr–2–889 nuk është e klasifikuar sipas Ligjit Nr. 06/L -133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 (Tabela 3.1: Buxheti i Nivelit Qendror Subvencione dhe Transfere)”.
– Prandaj, në bazë të opinionit të Auditorit se ky proces duhet të ripërsëritet dhe të zhvillohen prej fillimit procedurat konform legjislacionit në fuqi, Komisioni është tërhequr nga kjo procedurë.
MAShT është e gatshme që të përdorë buxhetin për investime të tilla në hulumtim dhe shkencë, por duke respektuar gjithmonë legjislacionin në fuqi dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë asnjë presioni që vjen nga kushdoqoftë, përfshirë këtu edhe partitë politike që mund të qëndrojnë prapa individëve, apo grupeve të caktuara. /arbresh.info/
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...