Për rastin e të miturës nga Drenasi ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
Përmes një komunikate MAShT ka dënuar ashpër rastin, shkruan arbresh.info.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit. Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje”, thuhet në komunikatë.
MAShT po ashtu i ka thënë përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë
“Prandaj, MAShT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës. Gjithashtu, MAShT i jep përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast”, përfundon komunikata e MASht.
Gjatë ditës për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në një konferencë për medie Lladrovci ka thënë se kjo çështje e ka shqetësuar tej mase.
“Kemi mësuar Sh.Gj me iniciale është i njoftuar për publikun. Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësimdhënësin. Ndaj të njëjtit do të bëhet edhe masa disiplinore. Komuna e Drenasit pas njoftimit të Policisë se një mësimdhënësi me datën 19.09.2017 ka abuzuar më një të mitur atëherë në ne e kemi pezulluar mësimdhënësin me të marr informacionin. Ne kemi marr masa dhe i kemi shkruar Prokurorisë së Shtetit, sepse edhe atëherë kemi thënë se s’janë zhvilluar hetimet siç duhet, dhe pas pak kohe ky hetim është mbyll, ku ne jemi detyruar ta kthejmë mësimdhënësin në punë. Atëherë kam thënë se me siguri e kanë detyruar viktimën ta tërheq akuzën dhe tash po del të jetë e vërtetë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Lladrovci deklarohet për rastin e të miturës
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...