Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i uron të gjithë maturantët në Republikën e Kosovës me rastin Testit të Maturës Shtetërore 2017.
Komisioni e vlerëson të suksesshëm organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës (pjesa e parë), dhe konstaton se atij i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Provimi është mbajtur në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionerë.
“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, veçanërisht, falënderon mediat dhe gazetarët, policinë dhe monitoruesit që e kanë përcjellë gjithë procesin dhe kanë kontribuar në të mirë të procesit.
KShM konstaton se këtë vit tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë dukshëm më të vogla se vitet më parë. Janë identifikuar dhe raportuar disa raste të izoluara të tentimit për shpërdorim, ndërsa të përfshirët në to do të sanksionohen sipas Ligjit.
Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i qershorit) mbahet më 24 qershor 2017.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...