Google ADS

MASHT jep një lajm të rëndësishëm për maturantët

14:27 | 14 Qershor 2018
M. A.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se publikimi i rezultateve të testit të Maturës do të bëhet më 21 qershor (E Marte), transmeton Gazeta Alo.

Në njoftimin e MASHT thuhet se për shkak disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit është shtyrë publikimi i rezultateve.

Njoftimi i MASHT:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme