Google ADS

MASHT-i nesër publikon vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018

12:57 | 2 Dhjetor 2019
L G

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka paralajmëruar nesër konferencë për media, ku do të bëhet publik raporti i vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA2018.

Këtë e ka bërë të ditur vet MASHT-i përmes një njoftimi për media.

“Nesër, e martë (3 dhjetor 2019), në një konferencë për media, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018.Konferenca mbahet në ambientet e MASHT, në ora 11:00”, thuhet në njoftim./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme