MAShT-i merr masa ndaj dy administratorëve dhe ndaj nxënësve që përdorën telefona në testin e arritshmerisë

09:47 | 17 Qershor 2022
E.H

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, kanë thënë se kanë shënuar avancim në administrimin e Testit të Arritshmërisë, ndonëse janë evidentuar disa probleme.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se, në bazë të raportit të nxjerrë nga informatat e mbledhura në terren është vërejtur një avancim në procesin e administrimit të pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, e cila është mbajtur më 14 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

“MAShTI, me këtë rast, falenderon Drejtoritë Komunale të Arsimit për bashkëpunimin dhe angazhimin e shtuar në eliminimin e problemeve gjatë procesit të mbajtjes së testit.

Megjithatë, edhe këtë herë janë evidentuar disa probleme në disa Qendra të Testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga MAShTI”, shkruan arbresh.info.

Disa probleme që janë shfaqur janë mospërmbajtja e rregullave nga komisionerët dhe administrues të Qendrës së Testimit, vonesa të tyre në disa qendra, përdorimi i telefonave celularë nga nxënësit.

“Problemet e evidentuara gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit; vonesa të administruesve në disa qendra të testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”.

“MAShTI gjithashtu bën të ditur se, lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme