Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga nesër më 14 janar do të hyjnë në grevë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj sot përmes një letre ka apeluar prindërit për mirëkuptim për orët që do t’i humbasin nxënësit duke thënë se ndoshta do të humbasin edhe muaj.
Ndërsa, këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Valmir Gashi në një prononcim për portalin rtv21.tv, tha se janë kundër grevës.
Ai tha se MASHT i bën apel SBASHK-ut që të mos e pengojnë procesin mësimor.
“Ne jemi kategorik kundër grevës. Ne nuk e përkrahim grevën, ashtu siç tashmë as prindërit dhe ju bëjmë apel SBASHK-ut, që të mos e pengojnë procesin mësimor, por të bëjmë angazhim të përbashkët institucional”, ka thënë Gashi.
Në anën tjetër, SBASHK ka njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30% koeficienti i mësimdhënësve për paga.
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje