Google ADS

MASHT-i ka një njoftim të rëndësishëm për fëmijët dhe prindërit e tyre

10:59 | 19 Prill 2020
L G

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton nxënësit dhe prindërit e tyre se të hënën nuk do të  ketë mësim online, për shkak të festës së pashkëve ortodokse.

“Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme