MASHT e konfirmon: Ndërprerja e mësimit vazhdon deri në një vendim tjetër

11:02 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, prindërit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës, se për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia COVID – 19, Qeveria e Kosovës, me datë 26.03.2020 ka marrë vendim për vazhdimin e ndërprerjes së procesit mësimor-edukativ deri në një vendim tjetër.

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor vlen për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat.

MAShTI u bën thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, që të vazhdojnë ndjekjen dhe zbatimin e mësimit në distancë. /arbresh.info/

Ky është vendimi i ri i qeverisë për fillimin e mësimit në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme