Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e komuna e Kamenicës kanë arritur marrëveshje për pezullim të reformave në arsim në shkollat Koretin dhe Topanicë.
Kështu u bë e ditur sot në konferencën për medie mes MASHT dhe kryetarit të Kamenicës, shkruan arbresh.info.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami e ka bërë të ditur lajmin për pezullim.
“Kemi ardhë në përfundim që një pjesë e reformave në komunën e Kamenicës duhet të ngadalësohet, kjo që MASHT në bashkëpunim me donatorët të bëj studimin e gjendjes ne nivel vendimi dhe pasa analizës reformat e tilla do të jenë të nevojshëm në nivel vendi”, ka thënë ajo.
Ndërsa i pari i Kamenicës, Qendron Kastrati tregoi për shkollat ku do të pezullohet reforma.
‘Ne kemi arritur një memorandum bashkëpunimi ku parashihet që shkolla “Avdullah Krashnica Presheva”, dhe “Avdullah Mala” ta pezullojmë reformën për momentin dhe kjo do të vazhdohet për momentin”, ka thënë ai.
Ndryshe sot gjatë ditës arbresh.info ka raportuar se ka dy muaj që nxënësit e fshatit Koretin dhe Topanicë të komunës së Kamenicës nuk janë duke e vazhduar procesin mësimor.
Shkak për këtë ishte bërë reforma e re e arsimit që kryetari, Qëndron Kastrati ka filluar ta implementoj në fillim të vitit të ri shkollor 2019/2020.
Dërgimi i nxënësve nga shkolla e fshatrave në shkolla tjera nuk po pranohet nga prindërit.
E kjo si duket e ka revoltuar kryetarin Kastrati i cili ditë ma parë ka paditur 23 prind.
Afrim Dervishi nga Koretini i cili është mësues, njëherit edhe prind, ka treguar për arbresh.info, se Kastarati i ka paditur ata prindër të cilët po refuzojnë që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin në shkollat e tjera.
Të cilën e konsideron të turpshme.
Sipas tij fëmijëve nuk ju sigurohet cilësi më e mirë në rast se ndërrojnë shkollën.
“Të paditen prindërit nga kryetari për shqetësimet që ata kanë për fëmijët e tyre, përderisa të gjitha nivelet e organizmit të sistemit arsimor ftohen për avancimin e bashkëpunimit me komunitetin e prindërve kjo është e turpshme. Unë nuk besoj se vendimi i kryetarit për bartjen fëmijëve, në këtë rast vajzën time, në shkollë tjetër i garanton nëse ajo ka me marrë më shumë dhe më mirë, nuk garanton assesi. Pra jam i gatshëm që mos me e pranu atë vendim pasi ajo nuk i sjellë asgjë më të mirë fëmiut”, tha Dervishi./arbresh.info/
Prindërit në Koretin kundërshtojnë çdo kompromis për reformën në arsim
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...