Sot dhe nesër për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet Panairi Digjital për arsimin e mesëm profesional, ku do të marrë pjesë ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska si dhe rreth 19 mijë nxënës të klasave të nënta pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti unik, qëllimi kryesor i të cilit është të informojë në kohë nxënësit se çfarë ofrojnë shkollat e mesme në vend, mundësitë e bursave, programet mësimore, trajnimet praktike, por edhe cilat janë përfitimet dhe përparësitë nga arsimi i mesëm profesional.
“Me Panairin Digjital, përveç që ju jepet mbështetje nxënësve dhe prindërve të tyre në zgjedhjen e profesionit që është një vendim i rëndësishëm jetësor, mbështet edhe shkollat, por edhe kompanitë vendore dhe të huaja të cilat në mënyra të ndryshme janë të përfshira drejtpërdrejti në procesin arsimor.
Panairi Digjital organizohet nga projekti Edukimi për punësim në Maqedoninë e Veriut dhe Qendra Maqedonase për edukim qytetar, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit./telegrafi
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...