Virusi i quajtur Covid-19 apo ndryshe koronavirus, ka vrarë të paktën 4600 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 126,000 në të gjithë botën, e kryesisht në Kinë.
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Kina paralajmëroi organizatën e Botërore të Shëndetësisë, WHO, për disa raste të pneumonisë së pazakontë në Wuhan, një qytet me 11 milionë njerëz në provincën qendrore Hubei. Virusi u tha se ishte i panjohur. Disa nga të infektuarit punuan në tregun me shumicë të detit Huanan të qytetit, i cili u mbyll më 1 janar 2020.
Derisa ekspertët e shëndetit punuan për të identifikuar virusin që ishte në rritje vazhdimisht, numri i infeksioneve tejkaloi në 40, shkruan arbresh.info.
Lidhur me këtë epidemi që po shkakton panik tek populli, është përgjigjur edhe Policia e Kosovës në një përgjigje për arbresh.info.
“Policia e Kosovës është pjesë e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Emergjente me Koronavirus dhe të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet nga përgjigjja e kësaj zyre.
Gjithashtu nga kjo zyre bëjnë të ditur se PK, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë.
“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëve policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, proces i cili është në vazhdim, me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit ka përgatitur posterat me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur ligjërata informuese në të gjitha pikat kufitare me pjesëtarët e policisë dhe do të vazhdoj me njësi të tjera policore, si dhe ka shpërndarë maska dhe pajisje te nevojshme për policët kufitarë duke përfshirë edhe pikën kufitare të Aeroportit dhe të zyrtareve te tjerë”, thuhet nga zyrja e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, Policia e Kosovës, për arbresh.info, është deklaruar se Policia e Kosovës, do të vazhdoje me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore sipas detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, të bazuara edhe në masat dhe planifikimet e parapara./E.Ballazhi/Arbresh.info
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...