Koronavirusi që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, po përhapet me shpejtësi në një nga pjesët më të dendura të popullsisë në botë.
Kina po rrit përpjekjet për të trajtuar koronavirusin e ri që mendohet se ka origjinën në një treg ushqimesh deti në Wuhan.
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Kina paralajmëroi organizatën e Botërore të Shëndetësisë, WHO, për disa raste të pneumonisë së pazakontë në Wuhan, një qytet me 11 milionë njerëz në provincën qendrore Hubei. Virusi u tha se ishte i panjohur. Disa nga të infektuarit punuan në tregun me shumicë të detit Huanan të qytetit, i cili u mbyll më 1 janar 2020.
Të paktën 40 mijë raste janë raportuar se janë infektuar me coronavirus, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje. Po ashtu, ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez.
Lidhur me këtë epidemi që po shkakton panik tek populli, është përgjigjur edhe Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për arbresh.info.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë përfaqësuesit e vet, në dy komitete të cilat janë krijuar në nivel vendi për menaxhimin e situatës për shkak të coronavirusit:
-Komiteti për menaxhimin emergjent të situatës- Coronavirus-COVID-19, dhe
-Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet nga përgjigjja e kësaj zyre.
Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, bënë të ditur se kanë marr të gjitha masat e duhura të kësaj epidemie.
“Në kuadër të kësaj, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, kanë marrë të gjitha masat që të jenë të gatshëm në rast të shpërthimit të një epidemie të mundshme me coronavirus në vendin tonë. Gjithashtu, bazuar në kërkesat që dalin nga Komiteti për menaxhimin emergjent të situatës me coronavirus-COVID-19, ne ofrojmë mbështetje, varësisht nga nevojat që dalin nga ky komitet”, thuhen në përgjigjen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Po ashtu, FSK-ja ka lëshuar urdhër paralajmërues në rast të një epidemie të mundshme në vendin tonë, me qellim që të jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimin tonë bazuar në misionin që ka FSK-ja./E.Ballazhi/arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...