Google ADS

Masat për konviktet e studentëve

08:06 | 19 Prill 2021
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lehtësojë masat në lidhje me menaxhimin e pandemisë  të shkaktuar nga virusi Covid19.

Masat e reja kanë prekur edhe ndjekësit e arsimit universitar.

“Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë”, thuhet në vendimin e ri në lidhje me këto masa.

Lehtësim të masave u lajmëruan edhe për nivelet më të ulëta të arsimit.

“Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit. Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve”, thuhet në vendim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme