Google ADS

Masat ndaj Kosovës, gazetari gjerman kritikon BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun

23:49 | 1 Korrik 2023
Diellza Gashi

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, ka reaguar zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku Bashkimi Evropian sot ka njoftuar se do ta sanksionojë Kosovën për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Martens këtë e ka cilësuar atë absurde, madje ka thënë se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por një gjë të tillë nuk e ka bërë  edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.

“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më butë. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”, ka shkruar gazetari gjerman në Twitter./Arbresh.info/

Të ngjashme