Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacion rrugor në rajonin e Ferizajt me qëllim të parandalimit të aksidenteve në rrugë.
Sipas njoftimit, brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 203 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka ndaluar edhe 5 shoferë që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqja e patent shoferit për muaj të caktuar, shkruan Arbresh.info.
Disa nga llojet e kundërvajtjeve :
Tejkalim i shpejtësisë, 50 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 20 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 17 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 14 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 12 gjoba
Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit , 4 gjoba
Kyçja e parregyullt në rrugën kryesore, 2 gjoba
Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkollit, 1 gjobë
Të tjera, 83 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 6 aksidente, prej tyre:
Aksidente me lëndime, 2
Aksidente me dëme materiale, 4
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale të qytetit në Ferizaj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej ata kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Gruaja nga Prizreni raporton në polici për mospërkujdesje mj...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...