Masat e reja antiCOVID, transporti publik punon me 50 për qind të kapaciteteve

10:39 | 12 Nëntor 2020
A Z

Me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19, transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve si dhe taksitë lejohen të punojnë me vetëm një pasagjer prapa ose tre pasagjerë të së njëjtës familje.

Sipas njoftimit për media, transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

“Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të familjes”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vendimi për masat e reja përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi të premten, më 13 nëntor në orën 18:00.

Sipas këtij vendimi komunat do të ndahen në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.

“Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër); Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të verdhë); Komunat me rrezik të mesëm – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe)”, thuhet në vendim.

Të ngjashme