Masat e reja anti-COVID, Policia në rajonin e Mitrovicës për tri ditë shqiptoi mbi 350 tiketa

08:15 | 20 Gusht 2021
A. B.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja të nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive po vazhdon me zbatimin dhe implementimin e masave anti COVID-19.

Sipas një njoftimi, në saje të angazhimit, policia ka intensifikuar masat duke shtuar kontrollet në rrugë, në mjete transporti si taksi e autobus, sheshe e zona ku ka frekuentim të qytetarëve si dhe në lokalet e ndryshme të gastronomisë.

“Për mosrespektim të masave, në përputhje me autorizimet, policia po ndërmerr masa ndëshkuese për shkelësit e këtyre masave, ku për tri ditët e fundit policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka shqiptuar mbi 350 tiketa. Ndërsa në ditët në vijim, në zbatim të masave policia do të veproj në bashkëpunim me inspektorët komunal të fushave përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia apelon te të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen dhe respektojnë masat dhe vendimet e fundit në parandalimin e përhapjes së pandemisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme