Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës shtesë prej 10 për qind për produktet me origjinë nga Bosnja dhe Serbia, ka shtyer këto dy vende që mos të marin pjesë në punimet e CEFTA-s, të cilët do të mbahen ditëve në vijim.
Kjo është konfirmuar në takimin e sotëm të mbajtur mes ministrit serb të Tregtisë, Rasim Ljajiq dhe homologut të tij boshnjak, Miorko Saroviq, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre, ky vendim mirret për t’i bërë të qartë Kosovës se duhet të tërhiqet vendimi që sipas tyre është shkelje e marrëeveshjeve për tregti të lirë.
Po ashtu, është bërë e ditur se të dy ministrat i kanë dërguar një letër të përbashkët, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku të njëjtët i kërkohet të ndikojë që Prishtina të tërhiqet nga këto veprime.
Gjithashtu, letër i është dërguar edhe përfaqësuesve të SHBA-ve, Gjermanisë dhe UNMIK-ut.
Kujtojmë, se që nga vendosja e masës prej 10 për qind ndaj mallrave serbe, Kosova ka inkasuar 300 mijë euro më shumë nga doganat.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...