Pas ikjes së një të burgosuri nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinës, janë ndërmarrë masat e para.
Lajmi.net merr vesh se me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy policë, të cilët dyshohet se kanë pasurbashkëpunim me të burgosurin e arratisur.
“Të dy policët kanë qenë duke e ruajtur të burgosurin në QKUK”, thonë burimet e lajmi.net.
Më herët gjatë ditës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri me anë të një postimi në Facebook e ka konfirmuar se mbrëmë nga QKUK-ja është arratisur një i dënuar me 30 vite burg.
Ai ka kërkuar një raport dhe masa të menjëhershme që të kthehet në vuajtje të dënimit.
“Mbrëmë, një i burgosur, i dënuar me 30 vjet, është arratisur nga QKUK-ja – ku ishte për trajtim. Për këtë, kam kërkuar një raport të detajuar dhe masa të menjëhershme për kthimin e tij në vuajtje të dënimit. Ju siguroj se këto probleme kanë adresë dhe secili do të japë përgjegjësi për detyrat që ka. Shërbimi Korrektues i Kosovës, viteve të fundit, është përballur me parregullsi dhe probleme që kanë shkaktuar degradimin e tij, duke prodhuar kështu efektet e veta”, ka shkruar Tahiri në facebook.
“Por, ju garantoj se do të arrij që Shërbimi Korrektues i Kosovës do të jetë në nivelin e detyrës dhe të ketë menaxhim të mirëfilltë, që ia mundëson funksionimin sipas ligjit dhe standardeve më të mira ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...