Partitë opozitare kanë reaguar pas hyrjes në fuqi të masave sanksionuese ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Tri partitë opozitare kërkojnë llogari nga kryeministri për këto masa, ndërsa më i ashpër në reagim ishte lideri i AAK-së, i cili kërkon mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është “koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si pasojë e qeverisjes Kurti, Kosova është sanksionuar nga aleatët. “E përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, është interes kombëtar. “Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”, ka shkruari ai.
Sipas BE-së, masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë: suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit; mosftesa e Kosovës në takime të nivelit të lartë; suspendimi i vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe; ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit)./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...