Google ADS

Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhet t’i bjerë vetëm Serbisë

12:32 | 20 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë tha se ndërkohë që Shqipëria ecën me hapa të shpejtë për t’u bashkuar me Europën, parapërfytyroni se sa krenarë do t’i bënim shqiptarët anë e mbanë sikur në këtë udhëtim të ishim krahë për krah me Kosovën.

“Sikur edhe Kosova të shkëlqente njësoj ndërkombëtarisht me një ritëm, sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku në krye të vendit. Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Ne duhet të jemi dorë për dore paqedashës dhe paqeruajtës”, tha Rama.

Rama foli edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ku tha se së bashku me presdidenten, në samitin me BE dy ditë më parë, kanë këmbëmgulur me forcë që ato masa të hiqen.

“Dëshira ime e zjarrtë, e patregueshme me fjalë, është që mos të jemi, njëri të jetë në tryezën e negociatave me BE dhe tjetri në listën e sanksioneve të BE, që sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presdidenten, në samitin me BE dy ditë më parë, kemi këmbëmgulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE, që janë penguar të lëvrohen, të mos digjen. Por duhet të jemi dorë për dorë, të bindim edhe skeptikët më të mëdhenj për njohejn e Kosovës si shtet sovran. Barra duhet t’i bjerë vetëm Serbisë, asnjë gram Kosovës. Duam që Republika e Kosovës të njihet nga vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, përfshirë nga vetë Serbia, që Kosova e ka mundur me luftë, 25 vjet më parë”, tha Rama.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme