Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Biselimi, ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani.
Pas takimi që zgjati më shumë se një orë, emisari i BE-së, nuk ka dhënë shumë detaje, duke thënë se takime për këtë çështje do t’i vazhdojë edhe në Beograd, raporton eo.
“Takimi është zhvilluar në klimën e mundësisë së zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit. Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja e parë që e kemi diskutuar me Bislimin”, tha Lajçak.
Ndërsa, për raportin e shefit për politikë të jashtme të BE-së, Josef Borrell, për masat ndaj Kosovës, nuk ka dhënë detaje.
“Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit”, theksoi ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...