Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj akuzon Qeverinë e Kosovës për paaftësi në menaxhimin e situatës pandemike në vend.
Ai tha se afro 30 mijë raste me COVID-19 janë konfirmuar vetëm gjatë këtij muaji.
“Ky është epilogu mujor i paaftësisë qeverisëse, rezultati i menaxhimit online të pandemisë. Ky është rezultati i qeverisjes së paaftë e cila edhe profesionistë shëndetësorë edhe dje vazhdoi ti trajtojë me lëmoshë, që nxjerr masa joadekuate në shpërputhje me situatën, i neglizhon testimet masive e vaksinimet. Rezultat i qeverisë që e ulë buxhetin për MSH, largon nga puna profesionit shëndetësorë, nuk ka koordinim me komunat e shtetet përreth. Nuk ka respekt e vlerësim për punën e të gjithëve pa përjashtim”, ka thënë Zemaj.
Zemaj shtoi se arroganca, mosveprimi, propaganda janë tipare të një qeverisje të paaftë dhe popullsitë.
“Kësaj qeverie sot i bëjmë thirrje, guxo, provo për të dëgjuar, provo për të mësuar dhe për të punuar, është në pyetje shëndeti i qytetarëve. Duke reaguar gjithmonë keq dhe me vonesë, duket se ka për qëllim të na bëjë imun ehe me situatë alarmante. Ka filluar me izolim të qytetarëve dhe ekonomisë le të shpresojmë që nuk do të përjetojmë edhe ndonjë izolim politik”, tha Zemaj.
Më tej deputeti foli edhe për masën për hyrjen e shtetasve të huaj në Kosovë, duke thënë se me këtë masë Qeveria Kurti ka larguar shqiptarët.
“Sot falë masave të tyre dëmit të paaftësisë qeverisëse nuk po i shpëtojnë as vëllezërit tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi. Kjo masë duhet të emërohet si në vijim dhe kështu do ta këndojnë edhe të tjerët “Kush i mashtroi e i largoi shqiptarët i pari, Albin akrobati e jo magjistari””, tha Zemaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...