Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër pritet të dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave, Masar Shportën për kontributin e tij të dhënë në fushën e arsimit para dhe pas luftës dhe kontributin e dhënë për formimin e UÇK-së.
Dekorimi i profesorit të matematikës, i cili kontribuoi në arimimimin e shumë gjeneratave për shumë dekada, do të bëhet me rastin e 90 vjetorit të tij të lindjes dhe 70 vjetorin e maturës.
Shporta u lind më 15 nëntor 1928 në Prizren nga prindërit, Hafëz Sadik Rrustem Shportës dhe Zehra Shportës. Familja e Sadik Shportës ka qenë një familje e njohur qytetare dhe e vjetër prizrenase, gjithashtu një familje e madhe tregtare me përkushtim kombëtar dhe arsimore, gjithmonë me synim për përparim, edukim dhe shkollim.
Profesor Shporta, në shtator të vitit 1954 përfundoi fakultetin në shkencat e matematikës në Beograd.
Si luftëtar i të drejtave arsimore shqiptare kosovare e ngriti zërin haptas në tubimet e studenteve në Beograd, kundër mohimit të drejtave arsimore e kombëtare shqiptare e kosovare nga ana e regjimit totalitar shfarosës te Aleksandar Rankoviçit. Prandaj shumë herë u ndoq nga UDB-ja.
Ai u burgos në Beograd dhe pastaj sërish u burgos më 8 shkurt 1954 në Prizren.
Më pas ai u gjykua në një gjyq politik, i montuar i ashtuquajtur gjykimi i Procesit të Prizrenit. Dënohet me 6 vjet burgim të rëndë.
Dikur më 1954 deportohet në mbajtje të burgut në Kroaci, në burgun famëkeq të Goli Otokut. Më 1959 lirohet nga burgu Goli Otok, pas pesë vitesh vuajtje dënimi, torture e me punë të rëndë.
Në vazhdimësi kontribuon për të drejtat kombëtare dhe arsimore, dhe ne vijueshmëri ndiqet dhe burgoset shumë herë, kontribuon dhe ndihmon UÇK-në, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe ndiqet nga regjimi i Slobodan Milosheviçit dhe paramilitarët serbë.
Ne foto më poshtë:
Prof. Dr. Masar Shporta dhe Këshilltari i Larte i Presidentit të Rep. Kosovës, Ismail Syla
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...