Google ADS

Masakra që mbeti pa drejtësi

20:55 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Masakra e Reçakut në Shtime ishte ngjarja që ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Nesër kur mbushën 19 vjet nga kjo ngjarje që tronditi botën, atje mbahen homazhe e akademi përkujtimore nën patronazhin e presidentit të republikës, Hashim Thaçi.

E ata që mbijetuan, tani duan drejtësi. Po mbushën 19 vjet nga masakra e Reçakut ku më 15 janar 1999 forcat paramilitare serbe masakruan burra gra pleq e fëmije. Të freskëta janë kujtimet e atyre që përjetuan nga afër këtë masakër.

Ymer Ymeri kujtonë ditën e masakrës ku para fytyrës ju vra djali

“Jemi kanë tek ajo shtëpia aty janë ardhur shkijet serbet. Aty na kanë zanë dhe na kanë que drejtë përpjetë, kishe po shkojmë në mal. Drejtë e përpjetë kur jemi dal aty tjerë policë ishin kanë aty këta u kthyen në shpat aty tha ku shkoni irredentistë atë nënë kështu ashtu në gjuhën e vetë shajshin dhe ka kris menjëherë automati, 24 janë ra me një vend për toke. Atëherë jam rrotullue në një krah jam ra, djali para meje ke”, tregon Ymeri.

Ditën e 15 janarit e kujton edhe Sabit Shaqiri i cili humbi vëllanë dhe shumë të afërt të tjerë.

Ditë e enjte o konë në mbrëmje o kanë natë e madhe të premten në sabah krismat janë dëgjue në 7 e 15 u nisë loja. Në orën 2 e 15 është ardhë kolona prej së larti ata e kishin krye masakrën e tmerrit dikush pa krye dikush pa këmbë dikush pa sy pa gjymtyrë të trupit. Tmerr ma i zi nuk ka pas qysh”, tregon Shaqiri.

Ymeri e Sabiti tani kërkojnë që drejtësia të dënojë autorët e kësaj masakre Ymer Ymeri i mbijetuar i masakrës së Reçakut.

“Mi denue shteti se kjo ky ka qenë krim i madh, 24 në një vend mi pre ka pas fëmijë pleq”, tha Ymeri

“Kërkojë me dal para drejtësisë se na jemi kanë njerëz të pa fajshëm “, ka thënë Shaqiri.

Për të rikujtuar 15 janarin, nën patronatin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, të hënën në orën 9:00, do të mbahen homazhe në kompleksin Përkujtimor në Reçak kurse në orën 11 shtëpinë e Kulturës në Shtime do të mbahet Akademia Përkujtimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme