Masakra në rajonin e Gollakut, Osmani: Drejtësia për jetët e pafajshme nuk është vënë në vend

19:18 | 19 Prill 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra e të moshuar.

Osmani tha se ende sot, pas 25 vjetësh, drejtësia për jetët e pafajshme nuk është vënë në vend.

“Gjatë periudhës 19-23 prill 1999, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe vranë barbarisht shumë civilë të pafajshëm prej 7 e deri në 98 vjeç në rajonin e Gollakut. Më 21 prill 1999 në fshatin Makoc të Gollakut, u torturuan dhe u vranë në mënyrë makabre 115 civil të moshave të ndryshme. Ende sot, pas 25 vjetësh, drejtësia për jetët e pafajshme nuk është vënë në vend dhe autorët nuk e kanë marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Osmani.

Presidentja tha se krimi nuk vjetrohet, ndaj drejtësia duhet të vendoset patjetër. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme